Petreski: Kujdes të mos krijohen kërkesa të tepërta

Shkup, 12 mars – Profesor Marian Petreski, nga “American College”, në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se shteti në kushtet që i kemi për momentin do t’i duhet më shumë kujdes që të mos krijojë kërkesa të tepërta, sesa për rritjen e borxhit publik.

“Në situata veçanërisht të krizës, si këto tani, ne duhet të reduktojmë rritjen e borxhit publik. Është absolutisht shqetësuese nëse e kemi tejkaluar ose po lëvizim kufirin e borxhit publik në raport me PBV-në…duhet të kemi kujdes me shpenzimet fiskale për të mos krijuar kërkesë të tepërt. Nëse financojmë kërkesën e tepërt, atëherë do të duhet të kujdesemi më intensivisht për koordinimin e politikës monetare dhe asaj fiskale”, tha Petreski.