Petliçkovski: Po shkojmë drejt fundit të pandemisë, Covid do të bëhet sëmundje endemike
Shkup, 2 shkurt – Menjëherë pas vendosjes së tij në krye të KSI-së, prof.dr. Aleksandar Petliçkovski është i gatshëm të jep kontributin e tij në luftën kundër Covid në Maqedoni. Ai konsideron se disa gjëra në menaxhimin e me pasojat nga virusi mund ët përmirësohen, e ajo para se gjithasht ka ët bëjë me transparencën dhe informimin, njofton Zhurnal.
Ai shprehet se ka marë mbështetje të plotë nga ministri por edhe bashkëpunim të mirë nga kolegët, dhe kështu pret diskutim kontstruktiv në KSI. Gjithsesi, Petliçkovski potencon se edhe përbërja e kaluar ka punuar në mënyrë profesionale.
“Së pari, edhe komisioni i mëparshëm ka punuar në mënyrë profesionale. Transparenca dhe informimi i opinionit rreth punës së komisionit mund ët përmirësohen. Nga kontaktet e para që i kishim këto ditë, shumë jam i kënaqur nga mbështetja e ministrit për shëndetësi, për atmosferën dhe konstruktivitetin dhe pres diskutime produktive prej të cilave do të dalin vetëm propozime të mençura”, tha Petliçkovski për Plusinfo.
Petliçkovski paralajmëron se edhe në Maqedoni ka gjasa të fillohet me lirmin e masave por ende është herët.
Numër i madh i teoristëve përpiqen të parashohin fundin e pandemis. Petliçkovski thotë se edhe pse nuk mund të shihet fundi i pandemisë gjithsesi disa shenja tregojnë se po lëvizim drejt fundit të pandemisë.
“Askush nuk mund të shohë fundin e pandemisë. Ka shumë tregues që tregojnë se jemi kah fundi i pandemisë dhe së shpejti Covid 19 të bëhet sëmundje endemike, me paraqitje të kohëpërkohshme dhe pa pasoja në sistemin shëndetësor”, thotë mjeku Petliçkovski.//Zhurnal.mk

