Petliçkovski: Nga e hëna do të bëhet skrining-testim për imunitet të Kovid-19
Shkup, 10 shkurt – Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Aleksandar Petliçkovski paralajmëroi se nga e hëna do të fillojë skrining-testimi sipas zgjedhjes së rastit i cili duhet të tregojë nëse dhe ç’farë imuniteti të Kovid-19 ka popullsia në vend. Kjo, tha, do të ndihmojë në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme, të Komisionit dhe të shtetit.
Një testim i tillë ishte bërë para një viti dhe kjo tregoi se rreth 30 për qind e të testuarve ishin seropozitivë domethënë kemi pak imunitet.
“Këtë hulumtim e kemi bërë para një viti. Tani testimin do ta fillojmë nga e hëna dhe nëse nuk mbledhim numër të mjaftueshëm të të testuarve do ta vazhdojmë edhe në javën e ardhshme. Presim të kuptojmë në këtë moment, një vit pas hulumtimit të parë, se si është seroprevalenca gjegjësisht sa nga njerëzit e testuar kanë imunitet”, tha Petliçkovski duke qenë mysafir në ditarin e TV Sitel.
Ai shtoi se testimi planifikohet të bëhet në strisho prej 1000 personave në Shkup, por paralajmëroi se ka mundësi edhe të zgjerohet në mbarë vendin.
“Këtë e planifikojmë për Qytetin e Shkupit, por ka mundësi, sot bisedova me ministrin e Shëndetësisë, ta zgjerojmë edhe në nivel shtetëror për të marrë të dhëna më reale për imunizimin. Saktë para një viti kur e kemi realizuar hulumtimin nuk kishte vaksina të arritshme dhe ato tridhjetë për qind seropozitivë ishin vetëm për shkak të sëmundjes së kaluar. Tani ka shumë që e kanë kaluar sëmundjen dhe të vaksinuar, ashtu që do të marrim ndonjë udhëzim”, tha kryetari i Komisionit.
Me mijëra të testuar nga Shkupi ose dy deri në tre mijë nga vendi, theksoi Petliçkovski, nuk do të kemi të dhëna të sakta,, por do të kemi udhërrëfyes se ku lëvizim, ndërsa kjo theksoi se është e domosdoshme për t’i planifikuar masat e ardhshme si Komision dhe si shtet.