Petliçkovski kryetar dhe Mehmedoviq zëdhënës i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive

Shkup, 1 shtator – Kryetar i ri i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me shumë mundësi do të jetë profesori dhe drejtori i Institutit për Imunologji, mjeku Aleksandar Petliçkovski, transmeton Zhurnal.

Seana e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ende vazhdon. Deri tani kryetar i Komisionit ishte Zharko Karaxhovski, drejtor i Institutit për Shëndet Publik. Deri tani nuk dihet pse Karaxhovski u ndryshua nga kjo pozitë.

Ndërkohë edhe mjeku Zllate Mehmedoviq nga Shtëpia Shëndetësore Shkup është vendosur si zëdhënës i ri i Komisionit.

Ndryshimet kadrovike në Komision për sëmundje ngjitëse do t’i njoftojë gjatë ditës ministri Bekim Sali.//Zhurnal.mk