Petliçkovski: Analizat tregojnë imunitet shumë solid në bazë të vaksinimit

Shkup, 2 mars – Sipas të dhënave të para të hulumtimit që e zbatoi Komisionit për sëmundje infektive për imunitet kolektiv, 920 mostrat e analizuara për Shkupin tregojnë në imunitet shumë solid në bazë të vaksinimit.

“Mbi 85 për qind të individëve të vaksinuar kanë ndonjë imunitet ndaj Kovid. Nuk mund të flasim për efikasitetin, por mund ta detektojmë se ekziston. Prej tyre 920, rreth 170 individë ishin të pavaksinuar dhe tek ta haset mbi 70 për qind e seropozitivitetit, gjegjësisht edhe atje kemi mesatare solide të imunitetit”, informon sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Këto parametra, theksoi ai, do t’i shqyrtojnë në seancën e ardhshme të Komisionit lidhur me atë sa realisht do të mund të zbatohen dhe shfrytëzohen në drejtim të lehtësimit të kufizimeve.

Petliçkovski thotë se është e vërtetë se njeriu që ka më shumë antitrupa mbrohet më mirë nga infeksioni dhe nga ecuria e rëndë e sëmundjes apo vdekja, por, siç theksoi, nuk ka asnjë numër që mund të garantojë patjetër se dikush do të mbrohet.

Ai informon se sot kanë biseduar edhe për vlerësim më të detajuar për gjendjen epidemiologjike në shtet që promovohet në shumë vende perëndimore. Puna më e mençur, thotë ai, është të varet nga kominimi i shumë indikatorëve.

“Për shembull, merren parasysh individët e vaksinuar, me dy doza, me tre doza, merren parasysh ata të cilët e kanë kaluar kovidin, realizimi i kapaciteteve, përmbushja e shtretërve në kujdes intensiv, numri i rasteve pozitive, përqindja e rasteve pozitive në bazë ditore dhe trendi në disa javë mbrapa dhe nga të gjithë ato parametra duhet të dilet me një mesatare për gjendjen epidemiologjike për momentin. Më i saktë është supozimi kur të gjithë parametrat merren parasysh. Ne do të donim të jemi të kujdesshëm, të mos flasim për lehtësime të masave kufizuese”, tha Petliçkovski.