Petkovi e lavdëroi Gençovskën për progresin në bisedimet për të ardhmen europiane

Sofje, 8 qershor – Kryeministri bullgar Kiril Petkov e lavdëroi sot ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska nga “Ekziston një popull i tillë” për progresin në bisedimet për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Në intervistë për BTV, kryeministri i Bullgarisë theksoi se bisedimet e saja të para pak kohe në Shkup, gjatë fundjavës së kaluar, i kanë afruar mundësitë që partnerët evropianë të dakordohen që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet pas ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska ka biseduar se vetëm nëse ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për të cilën garantojnë partnerët tanë evropianë, këtë e deklaroi kryeministri Kiril Petkov në programin “Ballë për ballë”, disa orë pasi partneri i koalicionit nga “Ekziston një popull i tillë” u tërhoq nga koalicioni qeverisës.

Ai e vlerësoi këtë si sukses të paparë për ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili për momentin është vetëm në nivel të propozimit.

“Gjegjësisht para një takimi të tillë bullgarët duhet të jenë të përfshirë në Kushtetutë dhe këtë e garanton Evropa”, shtoi kryeministri Petkov.

Ai theksoi se të gjitha mundësitë e reja për të cilat bisedohet, ka dashur të jenë në një tavolinë nga të gjithë, duke shtuar se ai është propozimi i ri të cilin dëshiron ta komentojë.