Petkov: Nuk mundem unë kokë në vete ta heqë veton ndaj Maqedonisë

Shkup, 20 maj – Kryeministri bullgar, Kirill Petkov, e ka cilësuar si të rremë lajmin se vullnetarisht do të angazhohet të heqë veton për negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Ai e ka komentuar deklaratën e eurokomesarit për zgjerim Oliver Varheji, i cili tha se pret që Bullgaria të japë dritë jeshile për negociatat, informon Zhurnal.

“Nëse diçka ndodhë në këtë temë, duhet së pari të bazohet në kornizat e MPJ-së bullgare, më pas të informohet Qeveria, të konsultohet koalicioni qeveritar, të hyjë në Parlament, atje të votohet dhe të ndërmeren veprime. Kështu që procedura është shumë e qartë, këto janë hapat që duhet të ndiqen”, tha Petkov para gazetarëve./Zhurnal.mk