Petkov: Nuk lejoj që provokimet të dëmtojnë marrdhëniet me Maqedoninë e Veriut
Sofje, 23 shkurt – Nuk do të lejojë që provokimet t’u dëmtojnë marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov për mediume në Kuvendin popullor, ku në vijim është debati për lexim të dytë të buxhetit.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, ai deklaratën e ka dhënë, i pyetur për fotografitë në të cilat ai është me sekretarin shtetëror amerikan Entoni Blinken, e ku mungon kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas Petkovit, në pjesë të madhe të fotografive në Mynih, ku ka marrë pjesë, është së bashku me disa liderë të vendeve të ndryshme.
“Të gjithë tentojnë – edhe në Sofje edhe në Shkup, me disa marrëzi ta pengojnë zërin e dialogut. Nuk do t’i lejojë këto provokime. Për këtë shkak, në publikimin tim të ardhshëm në Fejsbuk, shumë qartë thash se kush në cilën fotografi është, nuk është me rëndësi për strategjinë tonë të përbashkët”, thotë kryeministri bullgar Petkov.
Ai konfirmoi se strategjia afatgjate e përbashkët është që Maqedonia e Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian.
Petkov tha se i vjen mirë që u takua me bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të drejtat e tyre, thotë ai, janë prioritet për qeverinë bullgare. Sipas tij, qëllimi është të mbrohen të drejtat e tyre dhe të mos ketë fjalë të urrejtjes, e me këtë rast të mos lejohet që Republika e Maqedonisë së Veriut “t’i humb gjasat për hyrje në BE”.