Petkov: Në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari ka shumë fuqi të qarta të cilat nuk duan fqinjësi të mirë dhe stabilitet midis tyre

Sofje, 3 shkurt – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Bullgari ka shumë fuqi të qarta të cilët nuk e duan këtë fqinjësi të mirë dhe stabilitet dhe do ta shfrytëzojnë çdo mundësi në javët në vijim ta bllokojnë procesi tonë, thotë kryeministri bullgar Kiril Petkov në intervistë për BNT duke i komentuar marrëdhënie Shkup-Sofje.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, “për politikën e jashtme në marrëdhëniet tona, përgjegjës janë kryeministri Kovaçevski dhe kryeministri Petkov”, theksoi kryeministri bullgar. Ai tha se me Kovaçevskin njohen dy javë dhe gjithë ajo që është dakorduar është realizuar. Petkov shtoi se nga ne varet dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur fqinjësi të mirë. Qëndrimin e theksuar e konfirmuam edhe në bisedime”.

Sipas Petkovit, me zgjerimin e marrëdhënieve – vendosja e rrugës, aeroplanit, hekurudhës deri në Shkup, përnjëherë të gjithë janë të gatshëm të bisedojnë për tërë kornizën e fqinjësisë së mirë.

Në emision nga BNT, Kiril Petkov paralajmëroi se ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska do ta vizitojë Shkupin dhe do të japë nderime në nder të lindjes së Goce Dellçevit. Këtë do ta bëjë së bashku me ministren e Kulturës të Maqedonisë së Veriut.