Peskov: Konflikti ndalet kur Perëndimi shqyrton seriozisht kërkesat ruse

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit tha se rusët që thonë se u vjen turp për “operacionet speciale ushtarake” të Rusisë në Ukrainë “nuk janë rusë të vërtetë”.

Peskov tha se konflikti në Ukrainë mund të përfundojë kur Perëndimi të pranojë shqetësimet e Rusisë për vrasjen e civilëve në Ukrainën lindore dhe zgjerimin e NATO-s në lindje.

I pyetur nga gazetarët se si mund të përfundojë kriza, Peskov shprehu qëndrimin e Rusisë dhe tha se besonte se Ukraina po diskutonte kërkesat e Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, raporton Reuters.

“Rusia i ka formuluar kërkesat specifike Ukrainës për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Me sa kuptojmë, ukrainasit po i diskutojnë këto kërkesa me këshilltarët e tyre, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi Peskov.

“Le të shpresojmë kështu. Kjo duhet bërë. Atëherë gjithçka do të përfundojë,” shtoi Peskov.

Peskov tha se rusët që thonë se u vjen turp për “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë “nuk janë rusë të vërtetë”, raporton Reuters.

“Një rus i vërtetë nuk ka kurrë turp të jetë rus,” u tha gazetarëve një zëdhënës i Kremlinit kur u pyet për slloganin “Më vjen turp të jem rus”, të cilin disa e kanë përsëritur në Rusi dhe jashtë saj.

Peskov tha se ndjenjat anti-ruse në Perëndim janë në rritje të rrezikshme dhe se ai shpreson që liderët perëndimorë të ndalojnë nxitjen e rusofobisë