Peshk koce me domate të vogla në furrë

PËRBËRËSIT: peshk kocë në varësi të numrit të personave që jeni, kripë, piper i zi dhe piper i kuq, rozmarinë, spec djegës, borzilok i thatë, rigon, trumzë, domate qershi, hudhra, limon dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Praktikisht ajo që bëra është shumë bazike. Pastrojmë peshkun nga luspat dhe organet, duke e prërë pjesen e barkut deri në afërsi të gojës. E lajmë me ujë të bollshëm. E marinojmë me erëzat dhe e vendosim në tavë. Shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës (të paprera). Domatet i shpojmë pak me majën e thikës pasi duhet të lëshojnë lëngun gjatë pjekies. E pjekim në temperaturë 180 C . Nëse e doni pak kërce mund ta ngrini temperaturën në fund të procesit deri ne 200 gradë C. Shtrydhim sipër një kokërr limon Ju bëftë mirë!