Pesëmbëdhjetë vjet nga vdekja e Toshe Proeskit

Vendi dhe Ballkani përkujtojnë Toshe Proeskin, i cili në ditën e sotme humbi jetën tragjikisht 15 vjet më parë në një aksident komunikacioni në afërsi të Nova Gradishkës, rrugës për në Zagreb.

Si në vitet e kaluara, dymbëdhjetë pjesëmarrës po vrapojnë ultra maratonën e 15-të për nder të Toshe Proeskit. Maratona nisi pardje nga Nova Gradishkë, para memorialit të tij, ndërsa sot në përvjetorin e vdekjes së tij do të mbërrijnë në Krushevë. Maratonistët pritet të mbërrijnë në Krushevë rreth mesditës.

Maratonakët do të priten në Krushevë, tashmë tradicionalisht, me trëndafila të kuq, ndërsa në Gumenje, në vendprehjen e përjetshme të Toshes, do t’i bëjnë homazhe muzicientit dhe humanitarianit të madh, yllit të njohur të muzikës maqedonase dhe ballkanike që tërheq fansa dhe adhurues të punën e tij dhe 15 vjet nga vdekja e tij.

Këtë vit, më 5 tetor, nën titullin “Prej zemrës për Toshen”, 12 muzikantë, së bashku me orkestrën e Manastirit dhe bandën e Toshes, interpretuan këngët e kënduara nga Toshe Proeski në një koncert në pllajën e Gumenjës para shtëpisë përkujtimore të Toshes. Para një publiku të madh këngët e Toshës u interpretuan nga Jelena Tomasheviq, Bojan Maroviq, Karolina Goçeva, Dani Dimitrovska, Beni Shaqiri, Gjoko Taneski, Martinijan Kirilovski, Joce Panov, Omar Xhaferoski, si dhe solistët e OBMV Biljana Josifov dhe Vllatko Grueski.

Koncerti “Prej zemrës për Toshen” është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe disa subjekte ekonomike nga Krusheva. Vizitorët vizituan shtëpinë përkujtimore në Gumenje, e cila ruan kujtimet e Toshe Proeskit.

Që nga hapja e saj në vitin 2011, Shtëpia përkujtimore e Toshsës ka pasur më shumë se 650.000 vizitorë, nga të cilët, sipas menaxhmentit, një e treta janë nga jashtë, kryesisht nga vendet e Ballkanit.

Jeta e Toshës përfundoi në vitin që shënoi dhjetë vjet karrierë të suksesshme dhe filloi të dilte në skenën ndërkombëtare. Por albumi në gjuhën angleze që ai po përgatiste u promovua pas vdekjes (The Hardest Thing).

Todor Proeski – Toshe ka lindur më 25 janar 1981 dhe talentin e tij muzikor e ka shfaqur si nxënës i klasës së pestë në festivalin “Bilbili i Artë” (1992) ku këndoi një këngë në gjuhën vllehe. Karrierën muzikore e filloi me fitoren në “Melfest” në Prilep, në vitin 1997, dhe prej atëherë ka performuar në të gjitha festivalet e rëndësishme në vend dhe rajon, ndërsa në vitin 2004 ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë në Eurovizion në Stamboll. Atë vit ai u bë edhe ambasador i UNICEF-it.

Ai publikoi shtatë albume – disa në përkthim serbisht/kroatisht. E fundit – “Lojërat pa kufij” (Igra bez granici) u promovua dy javë para aksidentit, ndërsa koncerti i fundit, i cili ishte humanitar dhe për përmirësimin e kushteve në arsim në Maqedoni, u mbajt në stadiumin e qytetit më 5 tetor të vitit 2007.