Pesë pacientë ndërruan jetë dhe 14 u pranuan për mjekim në Kovid-qendrën në Tetovë

Tetovë, 22 gusht – Pesë të hospitalizuar e humbën jetën, ndërsa 14 pacientë të tjerë u pranuan për mjekim spitalor në Tetovë në 24 orët e fundit, informoi dr. Gëzim Nuredini nga Kovid-qendra në spitalin e Tetovës.

“Më I riu ishte I lindur në vitin 1972, rreth 49 vjeç. Nuk kemi anamnezë të saktë, por nuk kemi informatë se ka pasur sëmundje kronike. Gjithashtu, kemi pranuar për mjekim spitalor persona të rinj prej 35 deri 45 vjeç. Alarmi ende është në të kuqe dhe sëmundja po I kaplon edhe të rinjtë. Numri I kontrolleve ambulantore akoma është I lartë, që do të thotë se do të ketë shumë pranime”, deklaroi dr.Nuredini.

Për mjekim spitalor në Kovid-qendrën e Spitalit të Tetovës janë 123 persona. Prej tyre vetëm tre janë të vaksinuar me dy doza.