Pesë marinarë akuzohen për publikimin e një videoje nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak amerikan

Marina amerikane i akuzoi pesë marinarë se në janar kanë publikuar një video kontroverse në të cilën shihet rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-35.

Videoja e shfaq momentin kur aeroplani i shtrenjtë është përfshirë nga flakët dhe ka rënë në det gjatë aterimit të pasuksesshëm të aeroplanmbajtësit.

“Hetimi për publikimin e pautorizuar të videos nga anija ka përfunduar”, deklaroi zëdhënësi i forcave ajrore Zek Harel.

Incidenti ka ndodhur më 24 janar, kur një aeroplan i marinës amerikane F-35 C nuk arriti të aterojë siç duhet dhe më pas ra në det nga mbajtësi USS Karl Uinson në një lokacion të pazbuluar në Detin Jugor Kinez.

Gjashtë marinarë u lënduan ndërsa piloti arriti me sukses të katapultonte. Zëdhënësi i marinës deklaroi për USNI Njus se publikimi i filmimit të fundit është problematik pasi bëhet fjalë për “dokument shtetëror të publikuar për korrigjim përkatës”, ndërsa të tjerët trajtohen ndryshe pasi janë bërë “me pajisje personale”