Përshpejtohet ndërtimi i projekteve kryesore për ruajtjen e ujit

Kina ka përshpejtuar ndërtimin e projekteve kryesore të ruajtjes së ujit me investime në projekte në ndërtim që tejkalojnë 1 trilion juanë (rreth 155.3 miliardë dollarë), -bëri të ditur Ministria e Burimeve Ujore.

Nga 172 projekte të mëdha për ruajtjen e ujit të planifikuara, 36 janë përfunduar dhe janë vënë në funksion, duke përfshirë rrugën lindore dhe të mesme të Projektit të Transferimit të Ujit Jug-Veri, shtoi ministria, sipas “Xinhua”.

Projektet kryesore kryesisht kanë të bëjnë me kontrollin e përmbytjeve dhe zvogëlimin e katastrofave, shpërndarjen optimale të burimeve ujore, mbrojtjen dhe restaurimin ekologjik të ujit dhe ruajtjen inteligjente të ujit.

Kapaciteti vjetor i furnizimit me ujë pritet të rritet me 42 miliardë metra kub, -njoftoi ministria, duke shtuar se këtë vit do të përshpejtohet ndërtimi i projekteve kryesore të ruajtjes së ujit me standarde të larta.