Përshkallëzohet protesta para Kuvendit, shembet gardhi mbrojtës, objektet hidhen në drejtim të policisë
Shkup, 5 Korrik – Demonstruesit sonte me maska në fytyrë kanë shembur gardhin mbrojtës para Kuvendit. Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe sende ndaj policisë.
Policë të lënduar po transportohen me ambulancë para Kuvendit, protestuesit gjuajnë me sende të forta drejt policisë e cila po mundohet të mos lëviz nga kordoni i formuar shumë afër Kuvendit.

