Përsëri shtrenjtohen derivatet
Shkup, 14 shkurt – Benzinat nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për një denarë, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë denari, informon Zhurnal.
Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS-95 do të shënojë 82 denarë për litër.
Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS-98 do të shënojë 84 denarë.
Çmimi i ri i Dizelit do të shënojë 74 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë shënon 73 denarë për litër.//Zhurnal.mk

