Përse u “rebelua” Shaqir Fetahut në BFI ? Cili funksionar i lartë i BDI-së po ia jep mbështetjen për shkarkime !?

Shkup, 23 dhjetor – Për shkarkimin e 5 anëtarëve në BFI-së, jozyrtarisht Zhurnal mëson se Shaqir Fetahun mbrohet nga një funksionar i lartë i BDI-së?

Zhurnal gjithashtu jozyrtarisht mëson se Shaqir Fetahu, bashkë me funksionarin e BDI-së , përzihen edhe në Gjykatë të shkallës së parë, për vendimet e të së drejtës në këtë institucion. Bëhet fjalë për 5 të shkarkuarit në BFI.

Siç mëson më tej, jozyrtarisht Zhurnal, kur në gjykatë të shkallës së parë sipas sistemit programit, lënda bie te një gjykatës shqiptar të cilin nuk e kanë patur nën kontroll as Fetahu e as mbështetësi i tij i BDI-së. Jozyrtarisht mësohet se nën ndikimin e tyre, zhvendoset lënda prej te gjykatësi shqiptar, te një gjykatëse maqedonase për ta pasur më lehtë planin e tyre “keqdashës” ndaj 5 të shkarkuarve në BFI. Por nesër (25 dhjetor, 2023) mbetet të shihet vendimi i Gjykatës të shkallës së parë.

Në opinion ka shumë huti dhe dilema, por edhe habi të madhe se kush e shtyu Shaqir Fetahun të shkarkon një myftin në Tetovë, ku krejtë Tetova janë rreshtuar pas tij?

Një Reis Ulema duhet të jetë me xhematin, myslimanët e atij vendi të cilin ata e konsiderojnë si të drejtë, në punën që bënë, e jo të i shkarkoj në bazë të dëshirave të tij, vetëm e vetëm se tymi i oxhaku të Fetahut nuk shkon drejtë po ka filluar të shtrembërohet.

Shtrohet pyetja, a kaq ka pas frikë Shaqir Fetahu nga ata 5 anëtar të shkarkuar!?

Zhurnal në vijim do të shkruan mbi të vërtetën e “tymit të zi” në BFI.