Përplasja Arsovska-Mickoski nxori shumë të palara në shesh! Çfarë fshihet tjetër nga shkupjanët?

Shkup, 16 shtator – Shkupjanët tanimë gati një vit nuk fituan asgjë nga ato që iu premtua nga kryetarja aktuale e Shkupit, Danella Arsovska. Atë, edhe për tre vite tjera me radhë, askush nuk mund ta shkarkojë nëse vet nuk jep dorëheqje. Por nëse kjo e fundit ndodhë, ajo duhet të pranojë dështimin e saj dhe të thotë asgjë nuk bëra për shkupjanët.

Buxheti i saj në qytetin e Shkupit deri tani nuk është se është harxhuar shumë sepse nuk kishte ku të harxhoheshin ato të holla. Pa projekte kapitale për një Shkup modern, Arsovska u bë një kryetare kursimtare.

Deri tani ajo ka shkarkuar gjithsej 12 drejtorë të ndërmarjeve publike ndërsa 4 kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqjet sipas arysetimeve të tyre, ishin sepse nuk mund të gjenin gjuhë të përbashkët me Arsovskën, respektivisht ajo ishte e mbyllur me ta dhe nuk arrinin të bashkëpunojnë. Për momentin vetëm drejtorët e “Lajka”, “Rrugë dhe rrugica” si dhe “Parqe dhe gjelbërime” qëndrojnë në vendet ku janë emëruar por nuk dihet nëse ditëve në vijim edhe ato mund ët shkarkohen. Në NP “Parkingu i qytetit” për 10 muaj kishte 3 drejtorë. Paramendoni çfarë mund të ndodhë nëse vazhdohet me këtë tempo.

Arsovska do të mbahet mend si kryetare që ndërpreu realizimin e projekteve ku janë investuar shuma milionëshe evropiane sikurse për BRT (Bus Rapid Transport). Për mos realizimin e këtij projekti, shteti paguan penale në nivel vjetor. Ajo premtoi 250 autobusë të rinj ekologjik si dhe transport falas për të gjithë qytetarët. Tani po mendohet të ndërpresë ndërtimin e stacionit pastrues për ujëra të zeza në Vardar, i rëndë 136 milion euro, për të cilat shteti ka marë grant prej 70 milion eurove.

Ju kujtohet ajo shprehja “Çfarë ka shpia, tregon fëmija”. Kështu ndodhi me Arsovskën dhe me VMRO-DPMNE-në. Raportet mes këtyre palëve ishin të shkëlqyera për një vit të tërë, që kur Arsovska kandidoi për të parën e Shkupit, ndërsa u mbështet fuqishëm nga DPMNE. Por kjo “martesë” nuk zgjati shumë dhe erdhi divorci i ashpër. Stacioni filtrues me vlerë 136 milion euro, kacafyti rëndë Arsovskën dhe Mickoskin. Flasim vetëm për një tender, po paramendoni po të ishin të dy në pushtet, shkruan Zhurnal.

Kacafytja Mickoski – Arsovska ua nxori të palarat në shesh të dy palëve. Arsovska akuzon Mickoskin që po shpifë ndaj saj dhe i kërkon përballje direkte sy në sy çfarë ka për t’i thënë, ndërsa shton se deri dje ishte kryetarja më e mirë e tani që e kapi me presh në dorë Zllatko Perinskin, ajo nuk bën. Perinski nga ana tjetër pohon se BEI ka konfirmuar se gjithçka po shkon në rregull me procedurën e tenderimit, dhe aktivitetet mund të vazhdojnë.

Nga VMRO-DPMNE tani akuzojnë Arsovskën se asgjë nuk ka realizuar deri tani nga ajo që ka premtuar dhe është një kryetare e paaftë.

Çfarë nuk dëgjuam për Arsovskën këtë javë. Ajo nuk kishte komunikim fare me kryetarin e këshillit, Trajko Sllaveski. Nuk kishte komunikim me drejtorët e ndërmarjeve publike. Është e vetpëlqyer. Nuk i shkon askush të punojë si zëdhënës, është jo transparente ndaj mediave e kështu me radhë.

Një informatë tjetër doli në pah pasi ndodhi kacafytja mes Arsovkës dhe Perinskit. U mësua se Perinski kishte punësuar rreth 100 simpatizantë partiak të VMRO-së në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizim” ndërsa Arsovska kishte urdhëruar që të gjithë këta 100 të punësuar të largohen, respektivisht të mos u vazhdohet kontrata.

Një tjetër informatë e rëndësishme dhe paksa e çuditshme se pse Antikorrupsioni nuk ka reaguar deri tani, është se sekretari tanimë i shkarkuar i Qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski, nga tetori e deri më sot kishte punuar ehde si sekretar në qytet të Shkupit, edhe këshilltar në komunën e Çairit. Ligji nuk ia lejon këtë gjë, dhe ka patur përplasje të interesave por kjo u kuptua publikisht pasi ai vet tregoi për dy angazhimet e tij, dhe tha se ka kërkuar mendim nga KSHPK. Vellkovski është këshilltar në komunën e Çairit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, shkruan Zhurnal.

Kryetari i këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski porositi se shkupjanët do të jenë humbësit më të mëdhenj nga mos puna e saj dhe mos funksionimi i qytetit. Sipas tij, Arsovska nuk po miraton asgjë nga planprogramet e drejtorëve të ndërmarjeve dhe për momentin nuk ka asnjë aktivitet e sipër. Ai i bëri thirje Arsovskës të bashkëpunojë me këshillin sepse pa këshillin, ajo nuk mund të bëjë absolutisht asgjë.

Edhe kryetari i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, para pak ditësh doli në protesta kundër qytetit të Shkupit dhe Arsovskës, me ankesa se Shuto Orizarja nuk po përfillet fare nga ajo. Dudush tha se as numrin e telefonit të Arsovskës nuk e posedon ndërsa assesi nuk po mundet të bie në kontakt me të.

Si duket VMRO-DPMNE do të paguajë shtrenjtë mbështetjen masovike ndaj Arsovskës, ashtu si e paguan Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Por, humbësit më të mëdhenj do të jenë shkupjanët sepse nuk po marin asgjë nga ajo që u është premtuar.

Mbetet e paqartë e ardhmja e Arsovkës dhe mënyra e funksionimit, duke patur parasysh se nuk ka mbështetje nga askush në këshill./Zhurnal.mk