Përmes hartimit të strategjisë për specializim të mençur deri në një konkurrencë më të madhe

Shkup, 16 shkurt – Është shumë me rëndësi të dimë në çfarë i drejtojmë burimet dhe kohën tonë që ata të kenë impakt maksimal dhe të sjellin rezultate të larta produktive. Duhet të specializohemi në një fushë të caktuar që do t’i drejtojmë njohuritë, shkencën dhe hulumtimin, financat…dhe të përpiqemi pikërisht atë apo ato disa fusha t’i zhvillojmë, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

“Prej sot deri në muajt e ardhshëm do të organizohen disa ngjarje publike lidhur me procesin e hartimit të strategjisë për specializim të mençur. Është me rëndësi që përmes procesit inkluziv sa më shumë njerëz në krijimin e këtij dokumenti strategjik që është një ndër parakushtet për konkurrencë më të madhe. Përmes procesit të specializimit të mençur do të detektojmë fusha të cilat do të jenë specialiteti ynë dhe me të cilin do të mundemi të konkurrojmë edhe me pjesën tjetër të familjes evropiane. Nëse Gjermania ofron makina, Kroacia turizëm, ndërsa kohën e fundit edhe makina, Norvegjia ka derivate të naftës, Italia produkte ushqimore, atëherë çfarë është ajo që ne do t’ ofrojmë tregut global”, tha Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se tani jemi në një fazë të hartimit të një strategjie për specializim të mençur, që, siç tha, nënkupton zbulim sipërmarrës, ku përmes parimit nga baza në krye më shumë kategori të faktorëve shoqërorë do të japin kontribut në përcaktimin më të saktë të fushave për të cilat do të duhet të specializohemi.

“Do ta zhvillojnë besimin e ndërsjellë, do të vendosin qëllime të përbashkëta dhe normalisht presim të trasojnë rrugë për realizimin e këtyre qëllimeve. Kjo është një qasje moderne të zhvillimit ekonomik që i lidh njohuritë, inovacionet, biznesin dhe institucionet. Ky proces është me mbështetje të madhe nga ana e Bankës Botërore, GIZ, Programi i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërsa më vonë presim të përfshihet edhe Banka Zhvillimore dhe institucioneve të tjera”, theksoi Bytyqi.

Përkujtoi se vitin e kaluar filloi procesi për krijimin e Strategjisë zhvillimore kombëtare 2021-2041.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se ka konsensus shoqëror dhe se nevojitet hartimi i një dokumenti të tillë në hartimin e të cilit janë përfshirë faktorë të shumtë shoqërorë, ndërsa në periudhën e ardhshme, siç tha, me siguri do të përfshihen edhe më shumë.

“Si ministër i Ekonomisë pres nga mesi i këtij viti të kemi draft-dokument për versionin përfundimtar të vendosim të gjithë së bashku – shkenca, biznesi dhe shoqëria në tërësi. Tashmë kemi parë se strategjia për specializim të mençur jep efekt pozitiv te shumë vende-anëtare të BE-së. Si shembull do t’i marr Kroacinë dhe Slloveninë. I shqyrtuam përvojat e tyre pozitive dhe konstatuam se edhe ne si vend kemi kapacitet të hartojmë një dokument të tillë strategjik, ndërsa njëherësh pasi do të jetë versioni përfundimtar ta implementojmë”, potencoi Bekteshi.

Efekti nga kjo, siç theksoi, do të jetë i shumëfishtë, do të dimë saktë, ku, në cilat fusha kemi potencial të mirë që mund të përdoret dhe çfarë duhet të bëjmë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se prej sot fillon një fazë e re e procesit inkluziv të krijimit të strategjisë për specializim të mençur si një dokument strategjik i cili do të jetë i ri në vend, ndërsa vite më parë është praktikë në të gjitha vendet e BE-së.

Punohet, siç tha, për katër segmente, të zbuluara sipas metodologjisë të Qendrës së përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian, ndërsa bujqësia dhe industria ushqimore e mençur, industria e komunikimit dhe informacionit, industria 4,0 ku përfshihet industria elektromekanike, përpunuese të metaleve dhe makinave dhe fusha e fundit, objekte dhe materiale të mençura.

“Është vlerësua se duhet të investohet edhe në turizëm dhe në energjetikë si segmente të cilat i lidhin katër fushat. Për secilën ka katër fushat janë formuar grupe të veçanta pune dhe ato prej sot fillojnë debatet interne të cilat do të zgjasin deri në fund të majit me qëllim të përforcimit të besimit të ndërsjellë, promovimit të firmave të reja të bashkëpunimit, hollësisht skenim të fushave të mundshme për investim dhe departamentizim të qasjes më të mirë për atë si dhe çfarë do të investohet në ato fusha”, potencoi Shaqiri.