Përleshje mes dy të punësuarve në NQP Shkup

Shkup, 20 mars – Më datën 18 mars në ora 21:45, L.M nga Shkupi ka denoncuar në polici në ora 12:30 se në garazhën e NQP Shkup në Gjorçe Petrov, derisa ka kryer aktivitete të punës, është sulmuar me mjete të rënda nga ana e D.A gjithashtu i punësuar në NQP Shkup, transmeton Zhurnal.

Sipas denoncimit, sulmuesi është ndaluar nga ana e R.G (i punësuar tjetër) i cili në momentin ka qenë prezent në vendngjarje. Po punohet për zbardhje të rastit./Zhurnal.mk