Përdorimi etik i inteligjencës artificiale parakusht për mbrojtjen e keqpërdorimeve
Shkup, 12 dhjetor – Kufizimi i inteligjencës gjenerative artificiale, ngritha e ndërgjegjës për përdorimin e saj dhe zhvillimi i vazhdueshëm i politikave dhe mënyrat e përdprimit, kanë qenë në fokusin e ngjarjes së sotme “Përdorimi etik i inteligjencës artificiale: Kush e ka kontrollin – njerëzit apo algoritmet?” që u mbajt sot në Inoks qendrën inovative në Shkup.
Kryesuesi i Trupit nacional studentor, Aleksandar Nikollovski theksoi se qëllimi i ngjarjes është që të ngrihet ndërgjegjja për përdorimin e IA në arsimin e lartë dhe studentët të dërgojnë rekomandime deri te institucionet kompetente për shfrytëzimin më të mirë të AI.
Jovana Dobreva, asistente në FSHIIK pranë USHCM, theksoi se është i domosdoshëm kufizimi i inteligjencës gjenerative artificiale.
Ministri i i Transforimit Digjital, Stefan Andonovski theksoi se në këtë duhet të punohet vazhdimisht.
“Ky nuk do të jetë përballje një herë e përgjithmonë, do të duhet vazhdimisht të zhvillojmë politika dhe mënytra të përdorimit të inteligjencës artificiale në punën e administratës shtetërore, por ehde në punën e shoqërisë dhe parandalimin, tejkalimin dhe përdorimin e situatave. Parandalimi i disa dukurive të padëshiruara që mund të ndodhin, keqpërdorime që mund të thonë shkelje e interesave nacionale”, tha ministri
Plotësoi se në kuadër i IKT strategjisë nacionale, që e përgatisin për momentin, një shtylllë e plotë i është dedikuar inovacioneve, inteligjencës artificiale dhe internetit të gjërave.
“Shpresoj që në këtë mënyrë të arrijmë të nxjerrim rrugën me planin e veprimit dhe strategjinë, që do të jenë hapat që do të ndërmarrë qeveria në drejtim të mishërimit etik të IA dhe përdorimit të saj në administratën publike, shtoi. ministrit.
Ngjarja u përmbyll me një panel diskutimi me temë “Etika e IA në arsimin e lartë: Navigacioni nëpër sfida dhe mundësitë”.