Përdhoset me grafite pllaka përkujtimore e turistëve bullarë viktima të fatkeqësisë me anije në Liqenin e Ohrit, reagon MPJ e Bullgarisë

Shkup, 12 gusht – Disa autorët të panjohur me grafite e kanë përdhosur pllakën përkujtimore para memorialit të turistëve bullgarë të cilët në mënyrë tragjike e humbën jetën në fatkeqësinë e anijes në Liqenin e Ohrit.

Në tabelën para memorialit vërehen grafite, por memoriali ose tabela nuk janë dëmtuar.

Përmendorja ndodhet në afërsi të Kanalit të Studençishtit dhe u zbulua vitin e kaluar në 11-vjetorin e fatkeqësisë me anije në të cilin jetën e humbën 15 turistë nga Bullgaria.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shpreh keqardhje të thellë për aktin e përsëritur të përdhosjes së pllakës përkujtimore të 15-të turistëve bullgarë të cilët e humbën jetën në fatkeqësinë me anijen “Ilinden” në vitin 2009 në Ohër, publikoi shërbimi për shtyp i ministrisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas qëndrimit të Ministrisë bullgare, një marrëdhënie e tillë ndaj përkujtimit të viktimave të pafajshëm nga incidenti tragjik është i papranueshëm.

“Presim autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin aksion të shpejtë për zbulimin e autorëve dhe t’i nxjerrin para drejtësisë, si edhe kthimin e pllakës përkujtimore në formë autentike”, thuhet në qëndrimin e MPJ-së bullgare.

Ambasada bullgare në Shkup, sot menjëherë i dërgoi notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën shprehet qëndrimi i Bullgarisë, informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.