Për vozitje të shpejtë janë shqiptuar 297 sanksione

Shkup, 19 mars – Ministria e Punëve të Brendshme dje zbatoi kontroll të përforcuar të veprimit në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 297 shoferë. Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

MPB-ja kumtoi se 206 shoferë e kanë kaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 91 jashtë vendit të banuar.

“Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat në komunikacion për të kontribuuar për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.