Për vizitë në Kryqin e Kuq – Dibër, përfaqësues të Kryqit të Kuq të Austrisë

Dibër, 3 mars – Përfaqësues të Kryqit të Kuq të Austrisë sot e kanë vizituar organizatën komunale të Kryqit të Kuq – Dibër, të shoqëruar nga përfaqësues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qëllimi i vizitës ishte njohja me situatën aktuale dhe shërbimet sociale që ofrohen për popullatën më të moshuar. Biseduan për mundësitë e mundshme për bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Austrisë dhe palët tjera të prekura, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe vënies në dispozicion të shërbimeve dhe aktiviteteve në komunën e Dibrës dhe Qendrën Zhupa”, informoi MIA-n, Isni Telqiu, sekretar i Kryqit të Kuq të Dibrës.

Shtoi se ky është takimi i parë para mundësisë që organizata e Dibrës të mund të aplikojë për projekte të dedikuara për përkujdesjen e të moshuarve që do të mbështeten nga pala austriake.

Më konkretisht, sipas Telqiut, bëhet fjalë për projekte për trajnimin e kujdestarëve, asistentëve personalë dhe aktivitete të tjera.