Për të kaluar në Tabanoc pritet deri 40 minuta

Shkup, 4 gusht – Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc për hyrje në shtet pritet prej 30 deri 40 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërpretë, vende-vende nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.