Për shkak të çmimeve të larta, gjermanët shkojnë në Poloni për derivate
Vozitësit gjermanë, për shkak të dallimit të madh në çmimin e derivateve mes Gjermanisë dhe Polonisë, gjithnjë e më shpesh shkojnë për derivate përtej kufirit, për ç’shkak pompat e benzinës në Gjermani kërkojnë ndihmë nga shteti.
Vozitësit duhet të përdorin aplikacione të cilat tregojnë se janë derivatet më të lira, ku mund të gjejnë benzinë nën 1,80 euro për litër apo dizel nën 1,60 euro. Pompat e benzinës në Gjermani i ndryshojnë çmimet mesatarisht nga pesë herë në ditë, transmeton “Veçernji list”.
Por, ata të cilët jetojnë në afërsi të kufirit lindor gjerman me Poloninë gjetën zgjidhje të thjeshtë, e kalojnë kufirin dhe e mbushin rezervoarin, shkruan Dojçe vele.Pas uljes së tatimit të vlerës së shtuar, derivatet në vendin fqinj gjatë natës u liruan për dhjetë cent për litër. benzina tani është më e lirë se në Gjermani për 60 centë për litër, ndërsa dizeli për 45.Di Velt thekson se Shoqata e pronarëve të pompave të benzinës u ka shkruar ministrave federalë dhe politikanëve lokalë, duke kërkuar ndonjë fond shpëtimi për bizneset kryesisht të vogla të cilat menaxhojnë pompa të benzinës.

