Për një vit për shkak të thatësisë ngordhin më shumë se 200 elefantë në Kenia

Mbi 200 elefantë ngordhën në Kenia për shkak të thatësisë në periudhën nga shkurti deri në tetor të këtij viti, kumtuan autoritetet.

Kenia, si një prej destinacioneve turistike kryesore në Afrikë, për 40 vite është duke u përballur me thatësi, ndërsa uria ia ka goditur rreth katër milionë njerëz nga 50 milionë banorë.

“Thatësia shkaktoi ngordhjen e kafshëve të egra, kryesisht barngrënëse, pasi nuk ka pasur ushqim dhe ujë të mjaftueshëm”, kumtoi Ministria e Turizmit.

Nga shkurti deri në tetor 2022, 205 elefantë kanë ngordhur për shkak të mungesës së ujit në mbarë vendin, si edhe 512 buaj, 381 zebra, 12 gjirafa dhe 51 bizonë.

Në Kenia vitin e kaluar pati më shumë se 36.000 elefantë.