Për një stopim të topit që mund ta bëjë pothuajse çdo kush, Bruno e duartrokiti Pogban
Bruno Fernandes nuk mund të mos duartrokiste aftësinë e çmendur të Paul Pogba gjatë fitores 3-2 të Manchester United ndaj Norëich City.
Francezi filloi si mesfushori më i thellë pasditen e së shtunës me portugezin dhe Jesse Lingard që të dy në pozicione të avancuara.
Reprezentuesi të Francës nuk i pëlqen të luajë një rol defanziv dhe ai ka aftësinë për të bërë më shumë në fushë.
Në pjesën e parë, Pogba nxori një top afër vijës dhe Lees-Melou iu afrua bashkëkombësit të tij për t’ia rrëmbyer.
Më pas Pogba e hodhi topin mes këmbëve të Lees-Melou dhe kaloi edhe Sam Byram përpara se të pasonte te një bashkëlojtar.
Fernandes mund të shihet në skajin e djathtë të kornizës, duke duartrokitur shokun e tij të skuadrës për qetësinë e shfaqur.
Nuk ka asnjë dyshim për aftësinë teknike të Pogbas, por tifozët e United kanë filluar të zhgënjehen me 29-vjeçarin dhe kjo lëvizje nuk i ka impresionuar ata.

