Për herë të parë në histori, sasi e madhe uji u gjet nën shtresën e akullit të Antarktidës

Fshehur thellë nën shtresën e akullit që mbulon Antarktidën, disa shkencëtarë kanë zbuluar një sasi të madhe uji.

Sistemi i ujërave nëntokësore, i gjetur në sedimentet e thella në Antarktidën Perëndimore, ka të ngjarë të jetë konsistenca e një sfungjeri të lagësht, raporton CNN.

“Njerëzit kanë hipotezuar se mund të ketë ujëra të thella nëntokësore në këto sedimente, por deri më tani, askush nuk ka bërë ndonjë imazh të detajuar”, ka shpjeguar autorja kryesore e studimit, Chloe Gustafson.

Gutafson është një studiuese e Oqeanografisë në Institutin Scripps të Universitetit të Kalifornisë në San Diego.

“Antarktida përmban 57 metra  potencial të rritjes së nivelit të detit, kështu që ne duam të sigurohemi se po përfshijmë të gjitha proceset që kontrollojnë se si rrjedh akulli nga kontinenti dhe në oqeane. Uji nëntokësor aktualisht është një proces që mungon në modelet tona të rrjedhjes së akullit”, ka shtoi Gutafson.

Shtresa e akullit që mbulon Antarktidën nuk është një tërësi e ngurtë. Studiuesit në Antarktidë kanë zbuluar vitet e fundit qindra liqene dhe lumenj të lëngshëm të ndërlidhur të vendosur brenda vetë akullit.

Mirëpo kjo është hera e parë që gjendet prania e sasive të mëdha të ujit të lëngshëm në sedimentet nën akull.

Gustafson dhe kolegët e saj kanë kaluar gjashtë javë në vitin 2018 duke hartuar sedimentet nën akull. Ekipi hulumtues kishte përdorur instrumente gjeofizike të vendosura drejtpërdrejt në sipërfaqe për të ekzekutuar një teknikë të quajtur “imazhe magnetotelurike”.

Teknika mund të zbulojë shkallët e ndryshme të energjisë elektromagnetike të përcjellë nga akulli, sedimenti, uji i freskët dhe uji i kripur i shkëmbinjve dhe të krijojë një hartë nga këto burime të ndryshme informacioni.

Studiuesit kanë llogaritur se nëse mund të shtrydhnin ujërat nëntokësore nga sedimentet në 100 kilometra katrorë, ai do të formonte një liqen që varionte nga 220 në 820 metra të thellë.