Për fundjavë moti do të jetë më i ngrohtë, me të reshura të rrëmbyeshme lokale të shiut
Shkup, 19 tetor – Vijon periudhë më e ngrohtë, nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë jugore. Gjatë natës drejt së dielës do të ketë destabilizim të përkohshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, njoftoi DPHM.
Temperatura minimale e mëngjesit do të ulet deri tetë, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri 29 gradë.

