Për Francën, bashkësia politike evropiane nuk zëvendëson anëtarësimin në BE

Shkup, 16 qershor – Franca si kryesuese me Këshillin e BE-së, vendeve anëtare ua prezantoi pak më detajisht propozimin për Bashkësinë politike evropiane, por debati dhe konkludimet tek së pari do të jenë lëndë e debatit themelor në BE, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në dokumentin të cilin delegacioni francez ua ka dërguar të gjitha 26 vendeve anëtare, Parisi qartë thekson se nuk e konsideron këtë bashkësi politike si alternativë për anëtarësim të plotfuqishëm, por mënyrë që të harmonizohet politika e tërë kontinentit evropian në kontekst të luftës në Ukrainë dhe marrëdhëniet e mira me Rusinë.

“Komuniteti politik evropian nuk do të ishte alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe nuk do të ishte zëvendësues i procesit të zgjerimit. Për vendet evropiane që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, përkundrazi, kjo do të mundësonte forcimin e lidhjeve me vendet anëtare të BE-së përpara anëtarësimit, si politikisht ashtu edhe në aspektin e pjesëmarrjes shoqëruese në disa politika të BE-së, duke përfshirë, kur është e përshtatshme, përmes integrimit gradual në tregun e brendshëm të BE-së, sqaron vendi kryesues i BE-së disa ditë përpara samiti kyç të qershorit në të cilin do të bisedohet për propozim, të formuluar nga presidenti francez Emanuel Makron.

Sa i përket strukturës ligjore të kësaj bashkësie, ajo do të ishte e lehtë por me respekt ndaj procesit vendimtar të vetë BE-së dhe të vendeve të tjera të cilat do ta përbëjnë bashkësinë.

Takimet do të mbaheshin disa herë në vit në nivel të liderëve dhe ministror.

Parisi vlerëson se do të ishte e dobishme në këtë kontekst të luftës në tokën evropiane të krijohej një platformë që do të bashkojë të gjitha vendet që janë pjesë e familjes evropiane në frymën e barazisë, pavarësisht nëse janë anëtarë të BE-së.

Në samitin e liderëve të BE-së do të sjellin vendim për statusin e kandidatit të Ukrainës, Moldavisë dhe të Gjeorgjisë, por shanset që ai vendim të jetë pozitiv janë shumë të vogla në këtë moment, sipas diplomatëve.

Për shkak të kësaj, Parisi propozon krijim të shpejtë të komuniteti të tillë politik evropian, në mënyrë që të gjitha vendet evropiane të mund të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit, thuhet në dokument.

Ky propozim më 23 dhe 24 qershor do të jetë në tryezë të shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së të samit, ndërsa pa dyshim do të jetë pjesë edhe e bisedimeve me liderët e Ballkanit Perëndimor të cilët do të takohen me kolegët e tyre të BE-së më 23 qershor para fillimit të samitit të liderëve.

Nga konferenca me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk priten konkludime, qëllimi është që të preket pulsi i rajonit në nivel më të lartë të liderëve.