Për dy muaj në Kamerun vdiqën 32 persona nga kolera

Për dy muaj, nga fundi i tetorit deri në fillim të janarit, nga kolera në Kamerun vdiqën 32 persona, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Kolera është sëmundje shumë ngjitëse e cila mund të shkaktojë vdekje për vetëm disa orë nëse nuk kërkoni ndihmë mjekësore, ndërsa shpesh paraqitet në mjedise me kushte jo të mira higjienike.

Kjo sëmundje, në mënyrë periodike paraqitet në Kamerun, ku jetojnë rreth 25 milionë njerëz.

Rastet e para të kolerës u regjistruan nga fundi i tetorit në pjesën qendrore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa prej atëherë sëmundja u zgjerua edhe në tre rajone të tjera.

Në epideminë e kaluar të kolerës në vitin 2020, në Kamerun vdiqën 66 persona.