Për biznesin në rajon “Ballkani i Hapur” është mundësi për punë më të mirë dhe rritje ekonomike

Shkup, 9 shkurt – Për pjesën më të madhe të kompanive të orientuara në eksport në vendet e rajonit ose për 96.4 për qind prej tyre, iniciativa “Ballkani i Hapur” do të mund të hapë mundësi për përmirësimin e punës së tyre dhe rritjen ekonomike, tregon hulumtimi i parë cilësor dhe sasior “Perceptimi i kompanive të orientuara në eksport në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën ‘Ballkani i Hapur’ të zbatuar nga Organizata Analitika tink-tenk”.

Pengesa për largimin e bashkëpunimit ekonomik nuk shohin 89.3 për qind të kompanive, por, 10,7 për qind thonë se ka edhe se kanë të bëjnë për pritjet e gjata në kufijtë, numri i madh të dhënave dhe numri i madh i dokumenteve administrative dhe konsiderojnë se kjo është diçka që në të ardhmen duhet të ndryshojë.

Tamara Mijoviq Spasova, drejtoreshë ekzekutive e Analitika Tink Tenk, duke i prezantuar të gjeturat e hulumtimit tha se pothuajse shtatë nga dhjetë kompani kanë thënë se ka përmirësim të vazhdueshëm të kushteve të eksportit, dhe tre se janë në stagnim. Shumë prej tyre kanë një perceptim se procedura për eksport në BE është më e thjeshtë dhe më e shpejtë dhe presin që kjo të ndodhë me eksportet në rajon për bashkëpunim më të madh ekonomik në interes të të gjitha vendeve.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili mori pjesë në fillim të prezantimit, vlerëson se nisma “Ballkani i hapur” hap mundësinë e fshirjes së kufijve si barriera administrative dhe mundëson realizimin e katër lirive evropiane për lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve. dhe kapitalit. Prandaj, siç tha, pret që përveç Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë një pjesë e tyre të bëhen edhe vende të tjera.

“Iniciativa mund të sjell deri në konsolidimin e tregut deri tek i cili do të kenë qasje vendet e rajonit. Në njëfarë mënyrë i lidhim ekonomitë, bëhemi më konkurrues dhe edhe më të gatshëm për zhvillimin e mëtutjeshëm”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, iniciativa do të thotë lidhje reciproke ekonomike me qëllim të qartë të qytetarëve në shtetet të kenë përfitime direkte ekonomike. “Ballkani i Hapur” tha ai, nuk është alternativë për anëtarësim në BE, por aktivitet i kompletuar për zbatimin e vlerave ekonomike të nivelit rajonal.

Qëllimi kryesor që analizat që janë prezantuar sot, sipas Analitika tink-tenk, është hartim gjithëpërfshirës i aktorëve kyç dhe pozitave të tyre dhe propozim rekomandimet për përmirësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës “Ballkanit Perëndimor”.