Për akomodim në hotele të refugjatëve nga Ukraina të sigurohen 120 milionë denarë

Shkup, 17 mars – Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Financave të sigurojë 120 milionë denarë për organizimin dhe sigurimin e vendosjes dhe shërbimeve shtesë për qytetarët e Ukrainës që si refugjatë të luftës eventualisht do të arrinin në vendin tonë.
“Këto mjete do të transferohen nga Shërbimi për punë të përgjithshme e cila është e angazhuar për realizimin e këtyre aktiviteteve”, thekson Pres shërbimi qeveritar duke njoftuar këtë vendim të sjellë nga seanca e sotme e 30-të.
Qeveria në mbledhje ka konstatuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale për pagesë të shtesës për shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale në lartësi prej 1.000 denarë për muajt mars, prill dhe maj 2022.
Pres shërbimi qeveritar informon se ndihma është e dedikuar për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve që të zbuten pasoja nga kriza ekonomike dhe goditja e çmimeve të shkaktuara nga pandemia e KOVID-19 dhe kriza energjetike.