Për 8 Mars, FFM me strategji për zhvillimin e futbollit të femrave

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruar – 8 Marsin ka vendosur që sot të prezantojë Strategjinë për zhvillimin e futbollit të femrave, transmeton TV21.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, për kënaqësinë time të veçantë, ne në FFM prezantojmë strategjinë për zhvillimin e futbollit të femrave. Unë besoj thellësisht se nuk ka vetëm një ditë në vit për gratë, dhe si aktorë social, secili prej nesh ka për detyrë të kontribuojë në krijimin e mundësive të barabarta për femrat çdo ditë në fushën tonë të veprimit. Shpresoj se kjo strategji do t’i japë një shtysë të madhe përfshirjes edhe më të madhe të femrave në futboll me mundësi të barabarta me meshkujt dhe do të justifikojë moton tonë “Më shumë famra, më shumë gola”, njoftuan nga FFM.