Për 45,9 për qind është rritur numri i turistëve në tremujorin e parë të këtij viti
Shkup, 12 maj – Numri i turistëve të regjistruar në vend në mars të këtij viti ishte 39.786, prej të cilëve 43,1 për qind ishin turistë vendas, ndërsa 56,9 për qind të huaj.
Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi sot se numri i fjetjeve në mars 2022 është 87.074, prej të cilëve 44,1 për qind janë turistë vendas dhe 55,9 për qind të huaj.
Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 45,9 për qind.
Ka një rritje prej 21 për qind te turistët vendas dhe një rritje prej 79,5 për qind te turistët e huaj. Numri i fjetjeve është rritur për 41,6 për qind, te turistët vendas për 22,2 për qind, ndërsa të huajt për 67 për qind

