Për 15 vite gjithsej 86,566 shtetas të Maqedonisë janë bërë me pasaportë bullgare

Shkup, 21 shkurt – Në 15 vitet e fundit, pasi Bullgaria u bë pjesë e Bashkimit Evropian, gjithsej 86,566 shtetas të Maqedonisë kanë nxjerë pasaportë bullgare, tregojnë të dhënat nga ministria e drejtësisë së bullgarisë. Kjo është më tepër se gjysma e qytetarëve të shteteve tjera të cilët kanë marë gjithashtu shtetësi bullgare – 162,865, informon Zhurnal.

Në vitin 2020, sipas këtyre të dhënave, 9000 shtetas të Maqedonisë kanë marë pasaportë bullgare ndërsa në vitin 2021 7692 persona.

Vitin e kaluar rreth 3500 shtetas të Maqedonisë kanë dorëzuar lutje për marjen e shtetësisë bullgare.

Në Moldavi ka 26,161 banorë me pasaportë bullgare ndërsa në Ukrainë ka 14,391. Në Shqipëri 5732 persona janë bërë me pasaportë bullgare. Në Serbi 9494 ndërsa pasaporta kanë marë edhe rusë, izraelitë, turq, ermenë etj.//Zhurnal.mk