Pendarovski: Trendet në rënie të mbështetjes për anëtarësimin tonë në BE janë të lidhura me rritjen e përkrahjes për disa forma tjera alternative dhe disa organizata tjera rajonale

Shkup, 2 mars – Trendet në rënie të mbështetjes për anëtarësimin tonë në BE janë të lidhura drejtpërdrejt me rritjen e përkrahjes për disa forma tjera alternative, për disa organizata tjera rajonale, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sonte në ditarin e TV Sitel.

Flasim për një faktor dominues, ka edhe shumë të tjerë, shpjegoi ai, pakënaqësi  nga ajo që e kanë arritur politikat e qeverisë, pakënaqësi nga tranzicioni i gjatë, kriza energjetike, pandemia dy vite brenda. Sipas tij, tendenca të ngjashme vërehen edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se pjesa e luanit këtu i takon bllokadës nga Bullgaria, gjegjësisht pamundësisë sonë për të hapur negociatat me BE-në. Nuk mund të shoh se çfarë do të ishte tjetër sepse deri para një viti, dy-tre, këto shifra ishin dy herë më të larta në favor të BE-së”, tha Pendarovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse lidershipi shtetëror i shfrytëzon këto pozita kur udhëton në Bruksel dhe bisedon me partnerët, nëse u thuhet se ndryshon qëndrimi i shoqërisë maqedonase, Pendarovski tha se në paraqitjet në konferencat ndërkombëtare edhe në Bruksel edhe në Munih në konferencën e sigurisë, por edhe brenda vendit, thekson se nëse tendenca të tilla janë përgjatë Ballkanit Perëndimor, asnjë vend nuk përjashtohet, nuk ka asnjë vend nga 6-të në Ballkanin Perëndimor, ku tendencat për mbështetje të BE-së janë në rritje, përkundrazi janë në rënie.

“Ky është një sinjal alarmi. Por ata gjithmonë thonë se ju e dini se cili është parimi i vendimmarrjes, duhet të ketë konsensus të plotë për të filluar negociatat”, shpjegoi Pendarovski.

Për atë nëse rekomandimi i Parlamentit Evropian, që Ukraina të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE, mund të ndihmojë në përshpejtimin e integrimit të vendit tonë në BE, presidenti Pendarovski nënvizoi se argumentet e udhëheqjes shtetërore kur bisedojnë me partnerët e huaj, miqtë, bashkëbiseduesit, është se ky duhet të jetë një motiv shtesë për të mos marrë parasysh sepse është e padiskutueshme në vitet e fundit, të paktën një dekadë Ballkani Perëndimor është në margjinat e integrimit evropian.