Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Shkup, 2 gusht – Liria është ideali dhe qëllimi më i lartë i një populli. Ajo fillon si ide e një gjenerate e cila dëshiron të jetë vetë në të veten dhe vetë të vendosë për të ardhmen e saj, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në video paraqitjen me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës.

“Më 2 gusht 1903, luftën për liri e filluan gjenerata revolucionare e Ilindenit e cila në epokën e monarkive shpalli republikë demokratike, ndërsa në kohën e nacionalizmave të ngushtë vendosi të ndërtojë bashkëjetesë ndërmjet të ndryshmëve”, porositi Pendarovski.

Në video paraqitjen shtoi se luftën për liri e ka vazhduar gjenerata e famshme antifashiste e cila i ka tejkaluar propagandat dhe ndasitë dhe është bashkuar rreth idesë për popull të lirë në shtetin e tij, të lirë.

“Siç dëshmon edhe Manifesti, më 2 gusht të vitit 1944, delegacionet në KAÇKM e realizuan ëndrrën për shtet të lirë maqedonas në të cilin të gjithë qytetarët e tij janë të barabartë dhe të njëjtë para ligjeve, pavarësisht nga dallimet dhe bindjet e tyre”, theksoi presidenti.

Por, një herë e fituar, liria, potencoi ai, duhet të ruhet nëpërmjet punës së përkushtuar të secilës gjeneratë të re. Përkujtoi se këtë vit festojmë 30 vjet nga pavarësia, vite në të cilat, siç tha, kishim edhe ngritje dhe rënie, tri dekada të sukseseve, por edhe përvoja të shumta të jashtme dhe të brendshme të cilat shkaktuan kriza dhe ndasi të thella.

“Në këto kohë të pasigurisë për ne, por edhe për gjithë botën, do të duhet që sërish t’i tejkalojmë ndasitë e brendshme dhe të bashkohemi rreth idealeve burimore të Ilindenit dhe KAÇKM-së. Ta kthejmë besimin e qytetarëve në shtet përmes përforcimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të drejtësisë. Tu mundësojmë të rinjve që këtu ta ndërtojnë botën e tyre dhe t’i respektojmë ata që janë ndryshe nga ne, si supozim për shoqëri të qytetarëve të barabartë. Liria lind si ide, fitohet me luftë, ndërsa ruhet përmes përpjekjeve të çdo gjenerate, të secilit prej neve. Për shumë vite Ilindeni! Na qoftë e përjetshme republika – Maqedonia e Veriut!, theksoi presidenti në urimin e tij të Ilindenit.

https://www.facebook.com/SPendarovski/videos/626052825038014