Pendarovski thërret Këshillin e Sigurisë për situatën aktuale politike dhe të sigurisë

Shkup, 31 janar – Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski nesër mbledhje do të mbajë Këshilli i Sigurisë, në të cilin do të shqyrtohet situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Në mbledhje, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor i Fakultetit Juridik “Justiniani I” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Veton Latifi, profesor i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish-ministër i Mbrojtjes dhe profesor universitar.
Me ftesë të presidentit, në mbledhjen e Këshillit do të marrin pjesë edhe Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral – nënkolonel Vasko Gjurçinovski, shef i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.