Pendarovski takon ekspertë ekonomik për të finalizuar MKD2030

Shkup, 27 prill– Në Kabinetin e presidentit sot u mbajt takim pune me ekspertë nga sfera e ekonomisë dhe financave me qëllim të finalizimit të Kornizës për zhvillim MKD2030, që përgatitet me iniciativë të shefit të shtetit Stevo Pendarovski.

Duke pasur parasysh se MKD2030 e krijojmë përmes procesit të hapur dhe transparent, theksoi presidenti Pendarovski, veçanërisht i rëndësishëm është mendimi, sugjerimet dhe konsultimet me shumë faktorë shoqërorë, ndërsa me përgatitjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe cilësore për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

“Korniza për zhvillim është në draft-version dhe në atë drejtim do ta vlerësonim kontributin e të gjithë juve si ekspertë të theksuar në sferën e financave publike, ekonominë dhe biznesin. Disa nga ju e kanë përvojën nga menaxhimi me financa publike, ndërsa të tjerë, përvojën nga sektori real”, theksoi presidenti Pendarovski në takimin e punës.

Ai potencoi se planifikimi strategjik i nevojitet vendit jo vetëm si pjesë e detyrimeve ligjore të cilat i kanë institucionet shtetërore, por edhe si proces i cili do të ketë konsensus të gjerë shoqëror dhe do të na bashkojë rreth vizionit të përbashkët.

“Qëllimi është në MKD2030 t’i përcaktojmë prioritetet në të cilat duhet të investojmë dhe ku t’i drejtojmë resurset tona. Neve na nevojitet fokus për të ardhmen, që të realizojmë progres dhe të mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët”, tha presidenti në takimin e punës.

Takimi i sotëm i punës, siç theksojnë nga kabineti i Pendarovskit, është pjesë e konsultimeve finale me persona të shquar profesionalë nga vendi dhe jashtë vendit. Deri më tani ishin realizuar takime pune me përfaqësues të sektorit të biznesit, bashkësia akademike, organizata qytetare dhe ndërkombëtare dhe profesionstë të shquar nga shumë sfera.

Njëherësh, të gjithë qytetarët kanë mundësi që përmes faqes së internetit www.mkd2030.mk drejtpërdrejt të participojnë dhe të japin kontributin e tyre në përgatitjen e dokumentit strategjik.

Korniza për zhvillim MKD2030 zyrtarisht do të promovohet në mes të vitit.