Pendarovski priti një delegacion të Grupit drejtues për zhvillim demokratik pranë Parlamentit suedez
Shkup, 22 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacionin e Grupit drejtues për zhvillim demokratik pranë Parlamentit suedez (Riksdag), i cili po qëndron për vizitë në vend në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet parlamenteve.
Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, është konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Suedia zhvillojnë marrëdhënie dinamike dhe miqësore, ndërsa janë shqyrtuar edhe çështjet lidhur me shfrytëzimin e potencialit për të pasuruar bashkëpunimin në disa fusha.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi parlamentar, me ç’rast presidenti Pendarovski ka vlerësuar se Grupi drejtues për zhvillim demokratik ndërmjet parlamenteve të të dyja shteteve është e rëndësishme, si për bashkëpunimin parlamentar, ashtu edhe për bashkëpunimin dypalësh.
Presidenti Pendarovski ka dërguar falënderim për mbështetjen parimore suedeze, për përkushtim të vazhdueshëm të procesit të zgjerimit të BE-së dhe përpjekjet për tejkalimin e sfidave në dosjen e Maqedonisë së Veriut. Ai ka porositur se hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut është thelbësore për nxitjen e progresit dhe krijimin e kushteve të volitshme për dosjet e tjera të hapura edhe për stabilitet dhe prosperitet të të gjithë rajonit.
Në takim është biseduar edhe për ngjarjet politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.