Pendarovski pranoi letrat akredituese të ambasadores së Panamasë në vend
Shkup, 23 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat akredituese të ambasadores së sapoemëruar në Republikën e Panamasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Ana Marija Rejes Kastilo me seli në Romë.
“Në ceremoni të dorëzimit të letrave akredituese, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm, presidenti Pendarovski shprehu besim se edhe përskaj distancës gjeografike të dy shteteve dhe përkatësin e tyre në rajone të ndryshme, ekziston interes i përbashkët dhe potencial i rëndësishëm për bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të frytshëm, në interes të popujve të dy shteteve”, informojnë nga kabineti i presidentit.
Ambasadorja e re e sapoemëruar Ana Marija Rejes Kastilo e përcolli interesin e Republikës së Panamasë për gjetjen e nismës së përbashkët për avancimin e shkëmbimit në pjesën e kulturës, tregtisë dhe bashkëpunimit shkencor.