Pendarovski pati takim me ekipin kombëtar të kadetëve të hendbollit për femra
Shkup, 17 gusht – Pas fitores së Kampionatit B evropian të kadetëve të hendbollit për femra në Klapeida, Lituani, presidenti Stevo Pendarovski këtë pasdite i priti lojtaret e hendbollit dhe stafin profesional të ekipit kombëtar të kadetëve femra – seletimi deri në 17 vjet (U17), selektuesi Lubomir Savevski dhe presidenti i FHF, Zhivko Mukaetov.
Duke ua uruar suksesin e madh, presidenti Pendarovski theksoi se arritjet e tyre frymëzojnë shpresë për të ardhmen e hendbollit të femrave.
“Me të vërtetë kemi për çka të krenohemi. Suksesi juaj është gjithashtu suksesi ynë kombëtar. Uroj që të ruani kohezionin reciprok, të respektoni njëri -tjetrin dhe të jeni, mbi të gjitha, mike më të mira. Nga unë keni mbështetjen e plotë”, u tha presidenti Pendarovski hendbollisteve të reja.