Pendarovski në Kiev me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës

Presidenti Stevo Pendarovski prej sot e deri të mërkurën do të qëndrojë për vizitë pune në Ukrainë, në kuadëtë së cilës do të marrë pjesë në shënimin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Nesër, presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në ngjarjen qendrore me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, e cila do të mbahet në sheshin e pavarësisë së Kievit dhe do të drejtohet nga presidenti Volodimir Zelenski, pas çka do të vijojë edhe parade festive e Forcave të armatosura të Ukrainës.

Në kuadër të vizitës së punës, Pendarovski do të ketë takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, ndërsa është paraparë takim me Sharl Mishel, kryetar i Këshillit Evropian, informojnë nga kabineti I presidentit.

Në festimin e 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, që mbahet nën sloganin “Ti je e imja e vetmja”, është paraparë prania e më shumë se dyzet delegacione nga vende dhe organizata ndërkombëtare.