Pendarovski mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës

Shkup, 24 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski sot në sheshin e pavarësisë në Kiev mori pjesë në ngjarjen qendrore me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, në ngjarje, në të cilën fjalim pati presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, u mbajtën ceremonintë ngritjes së flamurit të Ukrainës dhe ndarje e mirënjohjeve, si edhe parakalim festiv i forcave të armatosura të Ukrainës.
Në pallatin Marijinski, presidenti Pendrovski mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Ukrainës Zelenski.
Shënimi i 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës mbahet nën sloganin “Ti e vetmja e ime” me praninë e mbi dyzetë delegacioneve nga vende dhe organizata ndërkombëtare me qindra mysafirë të huaj përfshirë edhe shefe të shteteve, përfaqësues të qeverive të huaja dhe parlamenteve, qëndron në kumtesë.