Pendarovski – Kravinjo: Hapja e negociatave me rëndësi thelbësore në rrethana aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë
Shkup, 26 korrik – Mundësitë për avancim të marrëdhënieve bilaterale të të dy vendeve, në kontekst të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, avancimi i kornizës juridike dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe pritja se bashkëpunimi në mbrojtje do të intensifikohet plotësisht në suaza të NATO-s, ishin tema të takimit të presidentit Stevo Pendarovski dhe ministrit portugez të Punëve të Jashtme, Zhoao Gomez Kravinjo, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
Gjatë bisedës, presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, shprehi falënderim për mbështetjen e fuqishme nga Portugalia në përmbushjen e agjendës sonë evropiane dhe theksoi se me mbajtjen e kohëmëparshme të Konferencës ndërqeveritare në Bruksel shënohet kapitull i ri i procesit eurointegrues që është me rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut.
Në atë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi se vendi po përgatitet intensivisht për procesin e skriningut, i cili fillon në shtator dhe pritet të japë pasqyrë për gatishmërinë dhe harmonizimin e legjislaturës së vendit me atë evropiane.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se hapja e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është me rëndësi thelbësore në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë dhe përballjen me ndikimet nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

