Pendarovski bisedon me Stoltenbergun, riafirmohet mbështetja për popullin ukrainas
Shkup, 5 shtator – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka realizuar bisedë telefonike me sekretarin gjeneral të NATO-s , Jens Stoltenberg, informon Zhurnal.
Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për bashkëpunimin mes RMV-së dhe NATO-s, për çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, sfidat enerjgetike dhe temat e sigurisë liduhr me stabilitetin në rajon.
Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, presidenti Pendarovski ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar se RMV si anëtare e NATO-s, do të ofrojë edhe më tej ndihmë luftarake, humanitare dhe diplomatike, me qëllim të ndërpritet agresioni rus.
Sekretari gjeneral Stoltenberg ka falenderuar Pednarovskin për mbështetjen që RMV i’a jep popullit ukrainas.
Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Aleanca duhet të vazhdojë me përpjekjet e saja për mbështetje të Ukrainës me qëllim stabilizimin e situatës në gjithë hapësirën euroatlantike./Zhurnal.mk