Pendarovski: Armata u kyç në shuarjen e zjarreve, nesër në mëngjes helikopterët shkojnë për të ndihmuar në Koçan

Shkup, 2 gusht – Sonte në Krushevë, shefi i Shtatmadhorisë, general-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski më informoi për gjendjen me zjarret në vend dhe posaçërisht për zjarrin e madh në Koçan sot vonë pasdite, shkroi sonte në faqen e tij në Fejsbuk presidenti, Stevo Pendarovski.

“Urdhrin si Komandant supreme për angazhim të armatës me kapacitet të plotë e dhashë në orën 16:30. Është miratuar edhe përdorimi I helikopterëve, të cilët sot tashmë intervenuan në Nagoriçan të Vjetër, ndërsa nesër në mëngjes shkojnë për ndihmë në Koçan, informoi Pendarovski.

Presidenti Pendarovski shtoi se gjatë natës do të ndjeket situate në terren dhe do të angazhohen forca shtesë, si dhe mjete për përballje me gjendjet dhe ndihmë popullatës çdokund ku ka nevojë.